TIRANË, 7 maj/ATSH/- Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ka nisur takimet “Info Day”, mbi informimin dhe mundësitë që i ofrohen biznesit shqiptar për t’u forcuar në tregun vendas dhe gjithashtu për t’u forcuar e konkurruar në tregje ndërkombëtare.
Gjatë ditëve të takimeve, stafi i AIDA-s organizoi një tryezë të rrumbullakët me biznesin e Pukës dhe Fushë-Arrëzit. Në këtë tryezë u diskutuan problematikat me të cilat përballet biznesi dhe asistencën konkrete që ofrohet nga AIDA.
Në vijim të takimit, pjesëmarrësve ju prezantua dhe Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve (EEN), si dhe shumë biznese u asistuan nga stafi i AIDA-s për krijimin e profilit të tyre në këtë Rrjet.
Ky aktivitet u pasua dhe nga takimet derë me derë me biznesin e këtyre qyteteve duke ofruar dhe këshilla praktike mbi mundësinë e të bërit biznes brenda dhe jashtë Shqipërisë.
/a.gjonaj/ /a.g/



























