Ballina Kosova

Veseli ftesë partive politike për tryezë diskutimi

PRISHTINË, 3 maj/ATSH/.- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, u ka dërguar sot ftesë krerëve të partive politike, për një tryezë diskutimi që ka për qëllim arritjen e konsensusit politik për axhendën shtetërore të Republikës së Kosovës.

Takimi i thirrur nga kryetari Veseli do të mbahet ditën e martë, 8 maj, në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë tryezë, kryetari Veseli ka propozuar të diskutohet për çështjet më prioritare për shtetin, me theks të veçantë për: fazën përfundimtare të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi; hartimin e Statutit për shoqatën e komunave me shumicë Serbe, axhendën e Integrimeve Europiane; formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe reformën zgjedhore. 

Kryetari Veseli, ditë me parë, ka prezantuar edhe propozim-platformën për konsensus rreth këtyre temave./k.s/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTahiri dorëzon mandatin e deputetit
Artikulli tjetërÇmimi i energjisë për furrat e bukës, këshilltari i ERE-s flet për ATSH