Ballina Bota

KINË – Pekini shpreson që dialogu Uashington-Phenian të sjellë progres substancial

PEKIN, 2 maj /ATSH-AFP/ – Kina shpreson që bisedimet mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut do të mundësojnë që të arrihet në progrese substanciale, deklaroi ministri kinez i Punëve të Jashtme gjatë vizitës sot në Phenian, sipas agjencisë zyrtare kineze Hsinhua.

“Pekini mbështet krejtësisht përpjekjet (e Koresë së Veriut) që synojnë të arrijnë denuklearizimin e gadishullit korean”, – shtoi Wang Yi, sipas citimeve të Hsinhua.

“Kina shpreson të përforcojë komunikimin… (me Korenë e Veriut) dhe të vazhdojë të luajë rol pozitiv në kërkimin e një zgjidhje politike për problemet në gadishullin korean”, – vazhdon ministri kinez.

Kjo vizitë dy ditore e Wang Yi, përgjegjësi më i lartë kinez që shkon në Kore të Veriut prej vitesh, zhvillohet pas takimit spektakolar të zhvilluar të premten mes kreut koreanoverior, Kim Jong Un dhe presidentit koreanojugor, Moon Jae In.

Ky takim i paraprin edhe një takimi mes Kim Jong Un dhe presidentit amerikan, Donald Trump që pritet të zhvillohet në javët në vijim. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTakime sensibilizuese në Lurë, për moskultivim të bimëve narkotike
Artikulli tjetër80 qendra shëndetësore të rehabilituara sipas standardeve bashkëkohore