TOKIO, 2 maj /ATSH-DPA/ – Kryeministri japonez, Shinzo Abe deklaroi se vendi i tij do të zhvillonte javën e ardhshme një samit tripalësh me kryeministrin kinez, Li Keqiang dhe presidentin koreano-jugor, Moon Jae In për të shkëmbyer pikëpamjet për Korenë e Veriut.
”Ne do të takohemi më 9 maj”, tha Abe në një konferencë shtypi në Aman, Jordani, gjatë një vizite zyrtare në rajon.
Ky samit vjen pas bisedimeve ndërkoreane dhe në prag të një samiti të planifikuar mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
Javën e kaluar dy liderët koreanë ranë dakord për arritjen e objektivave historke përfshirë një gadishull të denuklearizuar dhe dhënien fund të Luftës së Koresë./ a.jor.























