Ballina Bota

ATHINË – Juncker: Greqia i është rikthyer rritjes ekonomike

ATHINË, 26 prill /ATSH-ANA/ – Greqia i është rikthyer rritjes ekonomike dhe më 20 gusht do të jetë fundi i programit të tretë dhe final për vendin, deklaroi sot presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryeministrin grek, Aleksis Cipras.

Juncker theksoi se shtetet duhej të respektonin detyrimet e borxheve, ndërkohë që nënvizoi se performanca e Greqisë ishte e shkëlqyer.

“Po përpiqemi të realizojmë një dalje të pastër, pa veprime parandaluese”, shtoi ai./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLeku forcoi pozitat ndaj valutave kryesore, euro dhe dollar
Artikulli tjetërParakalimet e gabuara në kryqëzime, policia penalizon drejtuesit