Ballina Bota

KINEMA – Tarantino: DiCaprio dhe Pitt dyshja mitike e kinemasë

LAS VEGAS, 25 prill /ATSH-AFP/ – Kineasti, fitues i çmimit Oscar, Quentin Tarantino magjepsi publikun, në hapje të konferencës “CinemaCon” në Las Vegas duke njoftuar se yjet si Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt, yjet e filmit të tij të ardhshëm, do të formonin një duet që mund të ishte po aq mitik sa ai i Paul Newman dhe Robert Redford.

“Once Upon a Time in Hollywood”, që do të xhirohet këtë verë për të dalë në kinema vitin e ardhshëm do t’i kushtohet vrasjeve të kryera nga “famille Manson”.

Ky sekt i drejtuar nga Charles Manson është origjina, në vitet ’60, e vrasjeve që tmerruan Amerikën, veçanërisht vrasja e aktores Sharon Tate, bashkëshortja e Roman Polanski, në atë kohë shtatzënë.

Këto vrasje u zhvilluan në Los Angeles, bastion i kinemasë amerikane dhe filmi do të tregojë gjithashtu për vdekjen e sistemit të vjetër të studiove.

Tarantino, 55 vvjeç, theksoi se filmi i nëntë dhe shumë i pritur me metrazh të gjatë do të kishte të njëjtin tonalitet të dhunshëm dhe provokues si filmi kult “Pulp Fiction” (1994).

“Studio “Sony dhe unë do të sjellim në sallat e errëta dyshen e yjeve më të njohura që prej Paul Newman dhe Robert Redford”, premtoi regjisroi i “Reservoir Dog” dhe “Huit salopards” në Caesar’s Palace, ku po zhvillohej konferenca./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria, xhevahiri i fundit në Europë
Artikulli tjetërBiznesi iranian interes për të zhvilluar marrëdhëniet tregtare me Shqipërinë