Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 25/4/2018

PEKIN (Kinë) – Hapet për median Salloni i Automjeteve.

KATMANDOU (Nepal) – Tre vjetori i tërmetit në Nepal që shkaktoi 9 000 të vdekur.

SIDNEI (Australi) – Australia dhe Zelanda e Re festojnë ditën e ANZAC që përkujton betejën e Gallipolit në vitin 1915.

PEKIN (Kinë) – Takim i komitetit të përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore.

SINGAPOR – Samit i Shoqërisë së kombeve të Azisë juglindore.

KOPENHAGË (Danimarkë) – Jepet verdikti në procesin e Peter Madsen, shpikësi danez i akuzuar për vrasjen e gazetares suedeze, Kim Wall në gusht të vitit 2017.

LONDËR(Britani e Madhe) – Ministri për Brexit, David Davis para komisionit parlamentar për Brexit.

BERLIN (Gjermani) – Hapet ILA, salloni i aeronautikës në Berlin.

ANKARA (Turqi) – Takim i komitetit të politikës monetare të Bankës Qendrore turke për normat e interesit, në një kohë kur livra turke është nën presion dhe ekonomistët shqetësohen për rreziqet e inflacionit.

BERLIN (Gjermani) – Takime mes kancelares gjermane, Angela Merkel dhe homologut shqiptar, Edi Rama, veçanërisht për perspektivën e anëtarësimit të vendit të tij në BE.

BRUKSEL (Belgjikë) – Konferencë ndërkombëtare për Sirinë organizuar nga OKB dhe BE.

VARSHAVË (Poloni) – Vizitë në Poloni e kryeministrit sllovak, Peter Pellegrini, i cili do të takohet me kryeministrin polak, Mateusz Morawiecki.

PARIS (Francë) – Klasifikimi botëror i përvitshëm për lirinë e shtypit të Reporterëve pa Kufij.

BERLIN (Gjermani) – Konferencë shtypi e ministrit gjerman të Ekonomisë, Peter Altmaier për projektimet ekonomike gjashtëmujore të qeverisë gjermane.

PARIS (Francë) – Shifrat e para të papunësisë për vitin 2018. ​

UASHINGTON (SHBA) – Emmanuel Macron shprehet para Kongresit amerikan.

KOMBET E BASHKUARA (SHBA) – Këshilli i Sigurimit të OKB-së mlidhet për të diskutuar për Sirinë.

UASHINGTON (SHBA) – Darkë shtetërore në Shtëpinë e Bardhë me rastin e vizitës së Emmanuel Macron.

UASHINGTON (SHBA) – Gjykata e Lartë e SHBA-së shqyrton dekretin Trump për imigracionin./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e mërkurë 25 prill 2018
Artikulli tjetërVJENË – Fillon raundi i ri i negociatave Athinë-Shkup për emrin