SPORT- Bayern shpreson në rikuperimin e Alaba në ndeshjen kundër Realit

TIRANË, 24 prill /ATSH/ – Trajneri i Bajernit të Mynihut, Jupp Heynckes shpreson për rikthimin e mbrojtësit David Alaba në ndeshjen kundër Real Madrid, e cila do të luhet ditën e mërkurë.

Alaba, një ekspert i goditjeve të dënimit, pësoi një tërheqje muskulore në stërvitjen e fundit që zhvilloi ekipi ditën e martë, por trajneri bavarez shpreson për një rikuperim të tij.

“Do të vendosim për të nesër në mëngjes, por ai do të jetë i veshur dhe do të jetë me ekipin”, u shpreh trajneri Heynckes.

Nëse Alba nuk do t’ia dalë të rikuperohet për ndeshjen e ditës së nesërme, zëvendësuesi i tij do të jetë mbrojtësi Rafinja.

Tolisso pritet ta fillojë ndeshjen nga stoli, ndërsa James Rodriguez dhe Thiago Alcantara janë duke konkurruar për një vend në mesin e fushës.

Heynckes shprehet se Bajerni do të luaje në shtëpi për të mposhtur ekipin e Real Madrid, i cili kërkon të fitojë trofeun e tretë radhazi të Champions League.

Objektivi kryesor i ekipit të Bajernit është se si të frenojnë portugezin Cristiano Ronaldo, i cili ka shënuar 15 gola në ndeshjet e Champions League dhe ka shënuar në çdo ndeshje që Real ka luajtur në këtë kompeticion.

Ylli i Realit të Madridit ka shënuar këtë vit plot 42 herë në të gjitha kompeticionet.

Ai i shënoi plot 5 gola ekipit të Bajernit të Mynihut në të dyja ndeshjet në sezonin e Champions Legue në vitin 2017, që përfundi 6-3 në favor të madrilenëve.

I pyetur rreth Ronaldos, Heynckes shprehet se “Sigurisht ai është një nga pikat e rëndësishme në analizën tonë, por mos harroni se edhe ne kemi Levandovskin, i cili ka shënuar plot 39 gola. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.