TIRANË, 24 prill /ATSH/ – Moti, për ditën e sotme parashikohet të jetë i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-8 m/sek. Deti do të jetë i forcës 3 ballë, me lartësi dallge 1.5 metra.
Sipas Shërbimit Meteorologjik temperaturat minimale dhe maksimale pritet të arrijnë:
Temperaturat:
Në vendet malore 10/26
Në vendet e ulta 11/27
Në bregdet 13/26 /e.malaj/ /a.g/






















