Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 24/4/2018

PEKIN – Mbledhje e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (Rusi, Kinë, Indi, Pakistan, Uzebekistan, Kazakistan, Taxhikistan, Kirgistan).

HAGË – Dita e dyta në procesin e apelit të Radovan Karaxhiç, ish-drejtues i serbëve të Bosnjes i dënuar për krime lufte.

BRUKSEL – Konferencë ndërkombëtare mbi Sirinë e organizuar nga OKB-ja dhe BE-ja.

UASHINGTON – Emmanuel dhe Brigitte Macron priten nga Donald dhe Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë.

NUK (Danimarkë) – Pavarësia e Grënlandës në qendër të zgjedhjeve parlamentare lokale të këtij territori danez autonom.

NJU JORK – Industria e muzikës njofton shifrat e saj vjetore.

LIVERPUL – Liverpuli do të përpiqet të thyejë ambiciet e Romës në një duel mes dy ekipesh surprizë në këtë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e martë 24 prill 2018
Artikulli tjetërAksioni për pastrimin e territorit, çliron nga plehrat Kepin e Rodonit