Ballina Kosova

Thaçi: Të bëhet më shumë për librin, botuesin dhe lexuesin

PRISHTINË, 23 prill /ATSH/ – “Kosova është pjesë e botës ku me ligj mbrohet e drejta e autorit. Institucionet tona kulturore dhe arsimore duhet të bëjnë edhe më shumë për ta përkrahur librin, botuesin dhe lexuesin”, tha sot Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Në një status në Facebook në Ditën Ndërkombëtare të Librit, Thaçi shprehet se “Dita Ndërkombëtare e Librit na kujton vlerën universale të librit si mjet i patejkalueshëm i dijes, shkencës, letërsisë, artit dhe komunikimit njerëzor. Përveç botimit, leximit dhe promovimit të librit, na fton për të mbrojtur të drejtën e autorit, përkatësisht vlerësimin e integritetit të krijuesve të vlerave të dijes dhe asaj shpirtërore”. /k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGREQI – Cipras kërkon lirimin e ushtarakëve të burgosur në Turqi
Artikulli tjetërHaradinaj: Personat e pagjetur, tema më e dhimbshme që ka vendi