Ballina Bota

IRAK – ISIS kërcënon me sulme kundër qendrave të votimit

BAGDAD, 23 prill /ATSH-DPA/ – Shteti Islamik (ISIS) kërcënoi se do të sabotonte zgjedhjet parlamentare, që do të zhvillohen muajin e ardhshëm në Irak, duke sulmuar qendrat e votimit.

“Kandidatët dhe votuesit janë të pafe’ që kanë dalë nga rruga e Zotit”, deklaroi Abu al Hassan al Muhajir, një zëdhënës i organizatës terroriste, sipas një regjistrimi audio të shpërndarë dje.

Për momentin nuk ishte e mundur që të verifikohej autenticiteti i këtij regjistrimi, që u publikua në kanalin në internet të Shtetit Islamik.

Iraku pritet të zgjedhë një parlament më 12 maj.

Vitin e kaluar ushtria irakiane arriti të largojë Shtetin Islamik nga shumica e territoreve që kontrollonte në vend, përfshirë edhe qytetin e Mosulit./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 23/4/2018
Artikulli tjetërSHBA – BB: Transfertat e parave drejt vendeve të varfra rekord në 2017