Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 23/4/2018

UASHINGTON – Presidenti francez, Emmanuel Macron për vizitë shtetërore në SHBA, e para e një kryetari të huaj nën presidencën e Donald Trump.

PEKIN – Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov pritet në Pekin nga presidenti kinez, Xi Jinping.

PEKIN – Del për herë të parë në det aeroplanmbajtësja kineze, e para e prodhuar në Kinë, sipas medias shtetërore.

PEKIN – Ministrja indiane e Punëve të Jashtme, Sushma Swaraj për vizitë në Kinë, ndërkohë që Pekini dhe Nju Delhi po përpiqen të përmirësojnë marrëdhëniet pas tensioneve ushtarake në kufij vitin e kaluar.

HAGË – Proces në apel i Radovan Karaxhiç, ish-drejtues i serbëve të bosnjes, i dënuar me 40 vite burg në vitin 2016 për gjenocid.

VARSHAVË – Donald Tusk pritet të dëshmojë para gjykatës në lidhje me katastrofën ajrore të Smolenskut. /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e hënë 23 prill 2018
Artikulli tjetërIRAK – ISIS kërcënon me sulme kundër qendrave të votimit