Ballina Bota

SOFT NEWS – Edhe 96-vjeçarët shkojnë… në shkollë!

TUXTLA GUTIERRES, 22 prill /ATSH-AFP/ – Guadalupe Palacios, një meksikane 96-vjeçare, ka realizuar këtë javë ëndrrën e saj duke hyrë në gjimnaz pasi kishte mësuar të shkruante vetëm katër vjet më parë.

Të hënën, në ditën e parë të mësimit, në një shkollë të shtetit të varfër të Chiapas-it, në jug, ajo bëri kontrast në mes të nxënësve, që mund të ishin stërnipërit e saj duke u dalluar jo vetëm nga flokët e bardha, por gjithashtu edhe nga entuziazmi i saj.

“Jam e gatshme të jap gjithçka. Sot, është një ditë e mrekullueshme”, deklaroi nxënësja e re, e veshur me uniformën e shkollës, një fund të zi dhe një bluzë të bardhë, së cilës i kishte shtuar një triko me perla.

“Gruaja Lupita”, ashtu si e quajnë me adhurim, u prit me ovacione në shkollën numër dy të Tuxla Gutierrez.

Ulur në tryezën e saj, ajo merr shënime nga lënda e kimisë dhe matematikës dhe më pas merr pjesë në një kurs dansi.

Guadalupe u rrit në varëri, në një fshat indigjen dhe e kaloi fëmijërinë e saj duke ndihmuar familjen në kultivimin e misrit dhe fasuleve në vend që të shkonte në shkollë.

Në vitin 2015 ajo hyri në shkollën fillore dhe ndoqi programe të përshpejtuara.

Ëndrra e saj ishte të përfundonte gjimnazin para se të arrinte moshën 100 vjeçe./
/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBiznesi aktor i rëndësishëm në procesin e negocimit me BE-në
Artikulli tjetërRekomandimi i KE, Shqipëria një vend më tërheqës për investimet e huaja direkte