Ballina Lajme nga Vendi

Foto/Si është rikonceptuar arena e re e artit

TIRANË, 20 prill/ATSH/-Amfiteatri në zonën e Liqenit Artificial pas lënies në harresë për më shumë se 30 vite, tashmë ka marrë identitetin e merituar dhe së shpejti do të jetë i hapur për të gjithë kryeqytetasit.

Në 2017, Bashkia e Tiranës miratoi fondin për ta rikthyer këtë amfiteatër, në një pol të fuqishëm artistik në këtë pjesë të preferuar të kryeqytetit. Arena e artit u rikonceptua për t’i dhënë vlerë çdo shfaqjeje që do të jepet për publikun.

Lajmi pozitiv për të gjithë artdashësit është dhënë nga vetë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Rikonstruksioni i Amfiteatrit është kërkuar vazhdimisht edhe nga një sërë artistësh të njohur shqiptarë për të pasur mundësi organizimin e disa shfaqjeve në formën e teatrit të hapur.

Me rikonstruksionin e kësaj hapësire, pritet që jeta kulturore në kryeqytet, e veçanërisht në zonën e Liqenit, të gjallërohet edhe më shumë duke afruar qytetarët me natyrën dhe me artin. z.tosku /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZhvillohet aksion i pastrimit në Suharekë
Artikulli tjetërPesë fshatra të bregdetit të jugut së shpejti furnizim 24 orë me ujë