Ballina Kosova

Zhvillohet aksion i pastrimit në Suharekë

PRISHTINE, 20 Prill /ATSH/ -Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj sot do t’i bashkohet aksionit të Komunës së Suharekës për largimin e mbeturinave përgjatë rrugëve kryesore dhe lokale, shesheve dhe hapësirave publike të kësaj komune.

Në këtë aksion do të marrin pjesë shumë qytetarë, nxënës, punëtorë, sportistë, artistë, pjesëtarë të policisë, FSK-së, shoqëria civile, kompani private etj.

Aksioni i nesërm i pastrimit është vazhdim i aksionit të djeshëm të pastrimit në Suharekë. /KosovaPress/ /e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPacolli vizitë zyrtare në Bullgari
Artikulli tjetërFoto/Si është rikonceptuar arena e re e artit