Steven Spielberg, ”mbret” i fitimeve

TIRANE,18 Prill /ATSH/ – Nuk ka dyshim që Steven Spielberg është një prej regjisorëve që ka krijuar perlat e kinemasë botërore, me filma si “Schindler’s List”, “Jurassic Park”, “Saving Private Ryan” etj, por ai tani kryeson vendin e parë për përfitimet nga prodhimet e tij.

Falë suksesit që pati me “Ready Player One”, Spilberg bëhet i pari regjisor që kalon shifrën e 10 miliardë dollarëve përfitime. Dhe si për çudi, asnjë prej filmave të tij nuk është në dhjetëshen e filmave që kanë grumbulluar më shumë të ardhura.

Sipas Box Office Mojo, filmi i tij “Ready Player One”, ka grumbulluar 474.8 milionë dollarë, duk e çuar përfitimin personal të Spielberg në 10.99 miliardë dollarë. Në total janë 27 filmat, që e kanë bërë regjisorin që të arrijë këtë shifër. Filmi nga i cili ka përfituar më shumë Spilberg është “E.T”, që kaloi 1.3 miliardë dollarë.

Spilberg ka krijuar një diferencë shumë të madhe me kolegët e tij regjisorë. Në vendin e dytë është Peter Jackson me 6.52 miliardë dollarë, i ndjekur nga Michael Bay me 6.41 miliardë. James Cameron renditet në vendin e 4-t me 6.13 miliardë. Në listën e regjisorëve me më shumë përfitime janë edhe David Yates, Christopher Nolan, Robert Zemeckis, Tim Burton, Chris Columbus dhe Ridley Scott./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.