TIRANË, 18 Prill / ATSH / – Edhe në qytetin e Shkodrës ka nisur aksioni masiv për pastrimin e e qytetit dhe të zonave rreth tij.
Sipas informacionit që jep për ATSH-në, drejtori i Përgjithshëm i AdZM Shkodër, Agim Dardha, pothuajse të gjitha strukturat që kanë vartësi nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ato të Bashkisë Shkodër, të Prefekturës dhe të Ushtrisë, janë angazhuar në pastrimin e mjediseve të ndotura kryesisht në brigjet e Lumit Drin, të Lumit Kir, Ura e Mesit, brigjet e Liqenit të Shkodrës dhe për të vazhduar ditën e nesërme në zonën e Malësisë së Madhe dhe Velipojë.
Sipas tij, aksioni i pastrimit dhe mbajtjen pastër të ambienteve më të vizitueshme në këtë prag sezoni turistik, do të jetë një angazhim i përhershëm i strukturave të AdZM Shkodër.
/n.l/ /a.g/


















