Ballina Kosova

Haradinaj përkujton dëshmorët e Dukagjinit

TIRANË,16 prill /ATSH/- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar dëshmorët e rënë 19 vite më parë në Dukagjin.

Haradinaj mori pjesë në akademinë përkujtimore që u mbajt sot në qytetin e Pejës, ku në mesin e të rënëve është edhe vëllai i tij, Shkëlzen Haradinaj.

“Jeni udhërrëfyes brezash, Fatmir, Hasim, Luan e Shkëlzen. Ju e arritët pavdekësinë dhe neve na mbetet ta jetësojmë një shtet të fortë që na bën krenarë. Pushoni të qetë”, ka shkruar Haradinaj në një postim në rrjetin social ‘Facebook’. /KosovaPress.

/m.z//e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkia transformon një tjetër bllok pallatesh në lagjen “Don Bosko”
Artikulli tjetërGJERMANI – Partia e Merkel kritike ndaj projekteve të Macron për zonën euro