Bashkia transformon një tjetër bllok pallatesh në lagjen “Don Bosko”

70

TIRANË,16 prill /ATSH/-  Lagja “Don Bosko” në kryeqytet  po transformohet tërësisht në një hapësirë të denjë për të gjitha grupmoshat.

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikualifikimin urban të bllokut të banimit në këtë zonë tepër të populluar të kryeqytetit, ku përveç rikualifikimit estetik të zonës, është përmirësuar edhe infrastruktura.

Në këtë bllok banimi është bërë shtrimi i rrugicave duke shpëtuar njëherë e mirë banorët nga balta që krijohej gjatë periudhës së reshjeve si dhe nga pluhuri në verë.

Zona është pajisur me sistemin e ndriçimit, kosha të rinj për mbetjet si dhe me stola duke krijuar për banorët të gjitha kushtet për të kaluar disa momente qetësie në lagje./m.z//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.