Ballina Bota

GJERMANI – Merkel: Ndërhyrja ushtarake në Siri e nevojshme dhe e duhur

BERLIN, 14 prill /ATSH-AFP/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se qeveria e saj mbështeste sulmet, që kanë si objektiv regjimin sirian, si një ndërhyrje ushtarake e nevojshme dhe e duhur, pas sulmit të dyshuar kimik të ndërmarrë një javë më parë në Duma nga regjimi i presidentit Asad, ku u regjistruan dhjetëra të vdekur.

”Ne mbështesim faktin se aleatët tanë amerikanë, britanikë dhe francezë kanë marrë përgjegjësitë e tyre”, deklaroi Merkel.

”Ndërhyrja ushtarake ishte e nevojshme dhe e duhur”, bëhet e ditur në një deklaratë të kancelares, e cila njoftoi të enjten se Gjermania nuk do të merrte pjesë në veprimet ushtarake./  /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSkema e TVSH, PD proteston në Shkodër
Artikulli tjetërLUSHNJE/ Skemat e subvencionimit, 580 fermerë aplikuan për mbështetje financiare