ZVICËR – OBT: Rritja e tregtisë botërore kërcënohet nga proteksionizmi

ZYRIH, 12 prill /ATSH-AFP/ – Përshkallëzimi i tensioneve tregtare midis fuqive të mëdha të ekonomive botërore dhe kërcënimi i rikthimit të proteksionizmit rrezikon të dëmtojë rritjen e madhe të tregtisë botërore, e parashikuar me 4,4% këtë vit, paralajmëroi sot kreu i Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).

”Rritja e konsiderueshme e tregtisë, që ne konstatojmë sot, do të jetë e rëndësishme për të mbështetur rritjen dhe rimëkëmbjen ekonomike dhe për të favorizuar krijimin e vendeve të punës”, deklaroi Azevedo.

”Megjithatë, këto arritje të mëdha mund të vihen shpejt në pikëpyetje nëse qeveritë zbatojnë politika tregtare shtrënguese”, shtoi ai, me rastin e publikimit të parashikimeve për vitin 2018./ /v.b/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.