Ballina Bota

FRANCË – Macron: Vendimi për Sirinë në kohën e duhur

PARIS, 12 prill /ATSH-AFP/ – Franca do të marrë vendimet e saj në kohën e duhur, në bashkëpunim me SHBA-në, përsa i takon sulmeve të mundshme në formë kundërpërgjigje ndaj një sulmi të dyshuar kimik të regjimit në Siri, deklaroi presidenti, Emmanuel Macron.

”Ne do të marrim vendime në kohën e duhur, në momentin kur do ta gjykojmë më të duhurin dhe më të përshtatshmin”, pohoi ai për televizionin TF1.

Macron duket sikur kërkon të marrë kohën e duhur pasi deklaroi të martën, në një njoftim të bërë, ”në ditët e ardhshme”.

”Ne kemi provën që regjimi sirian ka përdorur armë kimike mbi qytetin rebel të Dumas, në afërsi të Damaskut”, theksoi presidenti Macron.

”Ne kemi provën që javën e kaluar, thuajse 10 ditë më parë, janë përdorur armë kimike, të paktën elementi i klorit dhe se ato janë përdorur nga ana e regjimit të Bachar el-Assad”, konfirmoi ai në televizionin francez TF1./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDurrës, tragetet 219 mijë tonë mallra dhe 118 mijë udhëtarë në tre muaj
Artikulli tjetërKlosi: Paketë fiskale për agroturizmin