Ballina Bota

BM – Londra nis luftanijen e tretë drejt Azi-Paqësorit

LONDËR, 11 prill /ATSH-ANSA/ – Britania e Madhe nisi sot luftanijen e tretë drejt zonës së Azi-Paqësorit në kuadër të rritjes së tensioneve diplomatike me Korenë e Veriut, njoftoi gazeta britanike ”The Independent”.

Bëhet fjalë për luftanijen ”HMS Albion”, që do t’i bashkohet ”HMS Sutherland” dhe do të kontribuojë për garantimin e aplikimit të sanksioneve kundër Phenianit, përveç se do të marrë pjesë në manovrat e përbashkëta me vendet aleate në rajon.

Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi se edhe një tjetër anije luftarake ”HMS Argyll” ishte dërguar në rajon për të marrë pjesë në manovrat e përbashkëta me Australinë, Malajzinë, Zelandën e Re dhe Singaporin./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Dhjetë artistë shqiptarë në ekspozitën “Ex Gratia” në Milano
Artikulli tjetërALGJERI – 257 të vdekur pas rrëzimit të një avioni ushtarak