BRATISLAVË – Kreu nacional-konservator, Viktor Orban, ikonë e të djathtës populiste europiane, fitoi dje mandatin e tij të tretë rradhazi në legjislativet në Hungari, duke arritur një maxhorancë të ndjeshme.
Partia “Fidesz” e Orban arriti 48,8% të votave, sipas Zyrës Kombëtare Elektorale, një rezultat 4% më i lartë se sa ai i realizuar katër vite më parë dhe që i mundëson Orbanit të arrijë sërish maxhorancën e dy të tretave në Parlament, ashtu si në vitet 2010 dhe 2014.
Madje pjesëmarrja e votuesve arriti rekorde, duke detyruar disa qendra votimi të qëndrojnë të hapura edhe tre orë pas orarit të parashikuar.
“Kjo është një fitore historike që na jep mundësinë të vazhdojmë të mbrohemi dhe të mbrojmë Hungarinë”, deklaroi kreu 54-vjeçar, para përkrahësve të mbledhur buzë Danubit.
Ky rezultat i jep mundësinë qeverisë se ardhshme të kalojë numrin e 133 deputetëve në 199 që janë gjithësej në Parlamentin hungarez./G.S/






















