Pekin – Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen pritet në Pekin nga presidenti i Parlamentit, Li Zhanshu.
BOAO (Kinë) – Zhvillohet, forumi ekonomik i Boaos për Azinë, që ndryshe quhet “Davosi kinez”.
PEKIN – Vizitë në Kinë e presidentit filipinas, Rodrigo Duterte.
PARIS – Vizitë në Francë e princit trashëgimtar të Arabisë Saudite, Mohammed ben Salmane.
PARIS – Presidenti francez, Emmanuel Macron pret homologët e tij nga Lituania, Dalia Grybauskaite, Letonia, Raimonds Vejonis dhe Estonia, Kersti Kaljulaid.
UASHINGTON – John Bolton merr zyrtarisht funksionet si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare pranë Donald Trump.
VJENË – Zhvillohet kongresi i Bashkimit Europian të Gjeoshkencave, një prej mbledhjeve më të mëdha botërore të specialistëve të tërmeteve, ndryshimit klimatik, vullkaneve dhe astrofizikës.
GAZA – Tensione në kufirin mes Izraelit dhe Gazas./G.S/













