Ballina Bota

BERLIN – Puigdemont: Spanja të respektojë demokracinë

BERLIN, 7 prill /ATSH-DPA/ – Spanja duhet të respektojë demokracinë dhe marrëveshjet ndërkombëtare si edhe t’u bindet rezolutave të OKB-së duke liruar të burgosurit politikë, kërkoi sot ish-presidenti katalanas, Carles Puigdemont, gjatë një konference shtypi në Berlin.

Puigdemont i bëri thirrje Madridit për negociata bazuar në respektin reciprok lidhur me përpjekjet e Katalonjës për pavarësi, çka detyroi qeverinë spanjolle të merrte masa dhe të kërkonte kthimin me forcë të Puigdemont në vend.

Lideri separatist katalanas dhe ish-presidenti, Carles Puigdemont u lirua nga burgu në Gjermani pasi fitoi lirim me kusht.

Prokurori publik i shtetit verior të Schleswig-Holstein njoftoi sot lirimin e menjëhershëm pasi u pagua garancia prej 75 000 eurosh.

Puigdemont u arrestua pas një urdhërarresti europian të nxjerrë nga Madridi, ku kërkohej ekstradimi i tij në Spanjë me akuzën për rebelim dhe keqpërdorim të fondeve publike në lidhje me referendumin e pavarësisë së Katalonjës, vitin e kaluar./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD kundër prishjes së Teatrit, Basha: Projekt kombëtar për artin dhe kulturën
Artikulli tjetër140 pemë në përkujtim të efektivit të RENEA-s, Elham Elezi