Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 07/4/2018

KATMANDU (Nepal) – Kryeministri i ri nepalez viziton Indinë, në udhëtimin e parë jashtë vendit që kur mori këtë post.

BRUKSELE – “Marshimi i Madh për Europën” në Bruksel, organizuar nga LREM, me praninë edhe të ish-kryeministrit belg, Guy Verhofstadt dhe të deputetit francez, Pieyre-Alexandre Anglade.

LISBONË (Portugali) – Konferencë kushtuar demokracisë në Europë, me pjesëmerrjen e eurokomisionerit për Inovacionin, Carlos Moedas, ministrit portugez të Financave dhe president i Eurogrupit, Mario Centeno dhe ish-presidentit të PE-së, Martin Schulz.

AUBERVILLIERS (Francë) – Kongresi i 78-të i Partisë Socialiste Frenceze.

CURITIBA (Brazil) – Autoritetet braziliane presin që ish-presidenti Lula, i dënuar për korrupsion, të fillojë vuajtjen e dënimit në burg.

AUGSBURG (Gjermani) – Futboll – Bayern Munich mund të fitojë titullin e 28-të kampion npse fiton ndaj Augsburgut.

MANCHESTER – Futboll – Nëse Manchester United humbet sot ndaj Manchester City, ky i fundit shpallet për herë të pestë kampion i Anglisë.

GOLD COAST (Australi) – Vazhdojnë Lojërat e Komonuelthit.

DENPASAR (Indonezi) – Kupa e botës e dronëve./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e shtunë 7 Prill 2018
Artikulli tjetërPashkët Ortodokse, Kryepeshkopi Anastas: Më shumë paqe dhe dashuri