Ballina Kryesore

Parashikimi i motit, e shtunë 7 Prill 2018

TIRANE, 7 Prill /ATSH/ -Moti për ditën e sotme parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellimesh në pasdite.

Sipas Shërbimit Meteorologjik do të ketë  reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën jugore të vendit.

Baza e reve do të jetë e ulët 800 metër.

Era do të fryjë  me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-18m/sek. Deti do të jetë i forcës 5 me lartësi dallge 3.5metër. Shikimi 1-20km, mjegull/mjegullinë nëpër lugina për shkak të reshjeve.

Temperaturat parashikohen:

Vendet Malore                4/24

Vendet e Ulta                 7/27

Vendet Bregdetare         6/25  /e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVëzhgues nga Bundesliga ndjekin mesfushorin e Partizanit
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 07/4/2018