Ballina Aktualitet

Basha: Do vijojmë protestat, të lirohen të ndaluarit

TIRANË, 6 Prill /ATSH/- Partia Demokratike nuk do t’i ndalë protestat deri në lirimin e qytetarëve të arrestuar nga policia nën akuzën e “Shkatërrimit të Pronës Publike” dhe “Dhunës ndaj Policisë”, gjatë protestës te “Rruga e Kombit”.

Kryedemokrati Lulzim Basha në komunikim me mediat nga selia e Partisë Demokratike,  tha se protesta e kuksianëve ishte për mbijetesë. Ai duke iu referuar hetimit të nisur për një grup deputetësh të opozitës lidhur me bllokimin në mënyrë të paligjshme të katër akseve rrugore, u shpreh se ndihet krenar.

“Jam krenar që po hetohemi! Edi Rama nuk arrin të kuptojë hallet e qytetarëve. U bëj thirrje qytetarëve të vazhdojnë kryengritjen qytetare, për t’i dhënë fund një shteti të privatizuar nga Edi Rama. Nuk do të ndalemi derisa të lirohen qytetarët e lënë në burg dhe të hiqet taksa e ‘Rrugës së Kombit’, tha Basha /a.f/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERZH mbështet Kosovën në infrastrukturë dhe sektorin privat
Artikulli tjetërVeliu takime në Holandë, vlerësime për rezultatet në kuadër të “Forcës së Ligjit”