Studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit me një konvikt krejtësisht të transformuar

TIRANË, 5 prill/ATSH/- Godina e re e Inxhinierisë së Ndërtimit në shtator do të ofrojë kushte shumë më të mira studimi dhe qëndrimi për studentët e kryeqytetit.

Në më pak se një vit nga nisja e punimeve, projekti po ecën me shpejtësi në drejtimin e duhur, për t’u bërë gati për të mirëpritur të rinjtë studentë të ardhur nga rrethet, me dëshirë dhe vullnet për të studiuar në kryeqytet.

Rreth 600 studentë do të jetojnë në këto godina duke filluar nga shtatori, jo vetëm do të kenë rinovim të ndërtesës dhe ambienteve të brendshme por edhe një sistem ngrohjeje duke rritur cilësinë e jetesës.

Ndërhyrja që është bërë në këtë godinë ka ruajtur strukturën ekzistuese megjithëse është bërë riorganizimi i dhomave duke shtuar në çdo kat një kuzhinë, një dhomë ngrënie e përbashkët. /z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.