Ballina Bota

SHBA – Ende asnjë datë për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria

UASHINGTON, 5 prill /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump nuk i ka dhënë ende Pentagonit një datë për tërheqjen e propozuar të ushtrisë amerikane nga Siria, njoftoi sot një gjeneral i lartë.

Gjenerali amerikan, Kenneth F McKenzie u përgjigj si më sipër cituar për shkak të komenteve të paradokohshme të presidentit Trump, sipas të cilit tërheqja amerikane nga Siria do të ndodhte ”shumë shpejt”.

McKenzie bëri të ditur se, kur trupat amerikane dhanë afatin e caktuar për tërheqjen e trupave nga Afganistani, një gjë e tillë rezultoi problematike pasi kjo gjë u mor vesh edhe nga talebanët.

”Asgjë nuk ka ndryshuar lidhur me misionin amerikan në Siri”, theksoi McKenzie.

Sipas Pentagonit, SHBA ka në Siri 2 000 trupa./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMosbindja civile, Lu: Nëse bëjnë veprimtari të jashtëligjshme, duhet të jenë të përgatitur për pasojat ligjore
Artikulli tjetër“Rruga e Kombit”, sistem pagese të lehtësuar për përdoruesit e shpeshtë