Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 03/4/2018

PHENIAN – Koncert i yjeve koreanojugore të rrymës muzikore K-pop në Phenian.

UASHINGTON – Presidenti amerikan, Donald Trump pret homologët e tij nga vendet balltike, Estoni, Letoni dhe Lituani, për të biseduar për sigurinë dhe bashkëpunimin ekonomik.

PARIS – Takim mes ministrit francez të Punëve të Jashtme, Jean Yves Le Drian dhe homologut të tij argjentinas, Jorge Marcelo Faurie.

GAZA (Territore palestineze) – Tensione në kufirin mes Izraelit dhe Gazas, ku kanë mbetur të vdekur 18 manifestues palestinezë.

HONG KONG – Del në ankand një tas jashtëzakonisht i rrallë i dinastisë Qing e vlerësuar nga shtëpia “Sotheby’s” të paktën 200 milionë dollarë të Hong Kongut (20,9 milionë euro)./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPunësohen 1396 persona të dalë nga skema e ndihmës ekonomike
Artikulli tjetërKultura e gatimit dhe e mikpritjes, vlerë e padiskutueshme e shqiptarëve