PHENIAN – Koncert i yjeve koreanojugore të rrymës muzikore K-pop në Phenian.
UASHINGTON – Presidenti amerikan, Donald Trump pret homologët e tij nga vendet balltike, Estoni, Letoni dhe Lituani, për të biseduar për sigurinë dhe bashkëpunimin ekonomik.
PARIS – Takim mes ministrit francez të Punëve të Jashtme, Jean Yves Le Drian dhe homologut të tij argjentinas, Jorge Marcelo Faurie.
GAZA (Territore palestineze) – Tensione në kufirin mes Izraelit dhe Gazas, ku kanë mbetur të vdekur 18 manifestues palestinezë.
HONG KONG – Del në ankand një tas jashtëzakonisht i rrallë i dinastisë Qing e vlerësuar nga shtëpia “Sotheby’s” të paktën 200 milionë dollarë të Hong Kongut (20,9 milionë euro)./ /G.S/ a.jor.
