Ballina Bota

TURQI – Samit tripalësh Turqi-Rusi-Iran kushtuar Sirisë

ANKARA, 2 prill /ATSH-AA/ – Presidentët e Turqisë, Rusisë dhe Iranit do të takohen të mërkurën në Ankara në kuadër të një samiti kushtuar Sirisë.

“Në deklaratën, që pritet të miratohet në samitin tripalësh Turqi-Rusi-Iran me temë Sirinë, pritet që t’i jepet një theks i veçantë vazhdimit të armëpushimit në Siri, integritetit territorial dhe ndalimit të shkeljeve”, njoftoi Anadolu Agency (AA).

Samiti tripalësh me temë Sirinë do të mbahet më 4 prill me pjesëmarrjen e presidentëve të Turqisë, Recep Tayyip Erdoggan, të Rusisë, Vladimir Putin dhe Iranit, Hasan Rohani.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike para samitit, tre presidentët do të mblidhen fillimisht për të diskutuar rreth deklaratës që është planifikuar të publikohet në fund të samitit.

Në deklaratë pritet që të theksohet vazhdimi i armëpushimit në Siri, integriteti territorial dhe ndalimi i shkeljeve, si dhe tema të tjera për të cilat ishte rënë dakord në deklaratat e mëparshme.

Para samitit tripalësh pritet edhe një takim mes presidentit turk, Erdogan dhe atij iranian, Rohani./
/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Takim Trump-Abe në fillim të prillit
Artikulli tjetërBushati: Politikanët të mbështesin nismat që promovojnë vlerat kulturore