PHENIAN (Kore e Veriut) – Yjet e K-pop performojnë në Phenian, koncertet e para të artistëve koreano-jugor në Veri prej më shumë se 10 vitesh.
SEUL (Kore e Jugut) – Fillojnë manovrat e përbashkëta ushtarake mes Seulit dhe Uashingtonit.
MARAVI (Filipine) – Rreth një vit, pas një sulmi të xhihadistëve që shkaktoi më shumë se 1 100 të vdekur , banorët e Maravit, në jug të Filipineve, rikthehen për herë të parë dhe vizitojnë atë që ka mbetur nga shtëpitë e tyre në zonën e luftimeve.
HANOI(Vietnam) – Takim mes ministrit kinez të Punëve të Jashtme, Wang Yi dhe drejtuesve vietnamezë.
VATIKAN (Selia e Shenjtë) – Papa Françesku mban meshën e Pashkëve dhe jep mesazhin e tij Urbi dhe Orbi.
JERUZALEM – Festimi i Pashkëve katolike në kishën e Saint-Sepulcre.
LIBREVILLE (Gabon) – Zgjedhje legjislative në Gabon./
/ec/
















