ANKARA, 29 mars /ATSH-AA/ – Instituti i Statistikave të Turqisë (TUiK), njoftoi se ekonomia turke ka shënuar një rritje për 7,4% në vitin 2017, sipas publikimeve të rezultateve për Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), ndërsa në tremujorin e fundit të vitit rritja ekonomike ishte 7,3%.
Sipas Institutit turk të Statistikave, PBB-ja u rrit me 19% në vitin 2017 krahasuar me vitin e kaluar.
Në analizën e aktiviteteve që përbëjnë PBB-në, në vitin 2017, vlera e shtuar e sektorit të bujqësisë u rrit me 4,7%, sektori industrial me 9,2% dhe sektori i ndërtimit me 8,9%.
Gjithashtu vlera e shtuar nga sektori i shërbimeve, i cili përbëhet nga aktivitetet e shërbimeve të tregtisë, transportit, akomodimit dhe ato ushqimore shënuan rritje me 10,7%./G.S/






















