Ballina Bota

EGJIPT – Sissi rizgjidhet president

KAJRO, 29 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti egjiptian Abdel Fattah Al Sissi fitoi zgjedhjet presidenciale me më shumë se 90% të votave, sipas vlerësimeve të para të publikuara sot nga media shtetërore.

“Megjithatë niveli i pjesëmarrjes ishte më i ulët se 50%”, sipas të njëjtave burime.

E përditshmja “Al Ahram” njofton se, “Sissi ka marrë 92% të votave dhe rreth 23 milionë persona morën pjesë në votime, në rreth 60 milionë votues”.

Nga ana tjetër edhe e përditshmja shtetërore “Akhbar al Yaoum” dhe agjencia zyrtare MENA japin të njëjtat shifra./  /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKorça përzgjidhet për ndërtimin e centralit me gaz për ngrohje e prodhim energjie
Artikulli tjetërGjiknuri: PD dhe LSI nuk mund të akuzojnë për taksën e “Rrugës së Kombit”