Ballina Bota

SHBA – Uashington: Traktati i ri tregtar me Seulin moment historik

UASHINGTON, 28 mars /ATSH-AFP/ – Uashingtoni përshëndeti sot rinegocimin e traktatit të tregtisë së lirë me Korenë e Jugut (KORUS) duke nënvizuar se bëhej fjalë për një moment historik në politikën tregtare të SHBA-së.

“SHBA-ja dhe Koreja e Jugut arritën në një marrëveshje në parim për një KORUS të ri, pas diskutimeve intensive”, theksuan zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë duke konfirmuar kështu një informacion të njoftur një ditë më parë nga ministri koreano-jugor i Tregtisë, Kim Hyon-chong.

“Kur kjo marrëveshje të finalizohet, do të jetë traktati i parë i rinegciuar me sukses në historinë amerikane”, konfirmuan ata.

Seuli theksoi dje se finalizimi i traktatit të rishikuar do të vinte së shpejti.

Ekonomia koreano-jugore është e varur ndjeshëm nga tregtia e jashtme dhe SHBA-ja është partneri i dytë tregtar i Seulit./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMOSKË – Kremlini: Rusia mbetet e hapur për një takim Trump-Putin
Artikulli tjetërVARSHAVË – Polonia blen sistemin amerikan antiraketë ”Patriot”