Ballina Bota

BRUKSEL – NATO dëbon shtatë diplomatë rusë

BRUKSEL, 27 mars /ATSH-DPA/ – NATO dëboi sot shtatë diplomatë rusë në lidhje me helmimin e ish-agjentit të dyfishtë rus, Sergei Skripal, deklaroi sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg.

NATO gjithashtu bllokoi edhe akreditimin e tre diplomatëve të tjerë rusë.

Aleanca e Atlantikut Verior u bashkohet kështu dhjetëra shteteve të tjera që kanë dëbuar ditët e fundit një numër të konsiderueshëm diplomatësh rusë, ku veçohen Britania e Madhe me 23 dhe SHBA me 48./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Të ndryshojmë sistemin politik
Artikulli tjetërSUEDI – Jacqueline Woodson fiton çmimin ”Astrid Lindgren”