SUEDI – Jacqueline Woodson fiton çmimin ”Astrid Lindgren”

STOKHOLM, 27 mars /ATSH-DPA/ –  Shkrimtarja amerikane, Jacqueline Woodson u shpall sot fituesja e çmimit “Memoriali i Astrid Lindgren” 2018,  një nga çmimet më të mëdha në botë për letërsinë dedikuar fëmijëve dhe të rinjve.

Ajo ka shkruar rreth 30 libra duke përfshirë romane, poezi dhe rrëfime të ilustruara me figura.

Romani i saj autobiografik i vitit 2014 “Brown Girl Dreaming” është vlerësuar gjerësisht.

Çmimi me vlerën e 5 milionë kronave suedeze (611 000 dollarë) u krijua në vitin 2002 nga qeveria suedeze për të nderuar shkrimtaren e fëmijëve, Astrid Lindgren (1907-2002)./ /a.i/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.