AXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/3/2018

TOKIO (Japoni) – Vizitë zyrtare në Japoni e ministres kanadeze të Punëve të Jashtme, Chrystia Freeland​.

HONG KONG (Kinë) – Edicioni i gjashtë i panairit ndërkombëtar të artit kontemporan Art Basel. ​

LONDËR (Britani e Madhe) – Boris Johnson para Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit mes krizës diplomatike me Rusinë.

LONDËR (Britani e Madhe) – Kryeministrja, Theresa May merret në pyetje nga Komiteti Ndërlidhës i Parlamentit.

KOPENHAGË (Danimarkë) – Dita e gjashtë e seancës gjyqësore në procesin e Peter Madsen, shpikësi danez i akuzuar për vrasjen e gazetares suedeze, Kim Wall në nëndetësen e tij artizanale në gusht 2017. ​

MOSKË (Rusi) – Shefi i diplomacisë kineze, Wang Yi në vizitë në Rusi. Ai do të takohet më 28 mars me homologun rus, Sergei Lavrov.

MOSKË (Rusi) – 50-vjetori i vdekjes së Youri Gagarine, njeriut të parë në hapësirë.

MADRID (Spanjë) – Qeveria spanjolle prezanton projektbuxhetin për vitin 2018.

PARIS (Francë) – Takim i presidentit të senatit, Gerard Larcher me homologun dhe zëvendëspresidententen argjentinase, Gabriela Michetti.

KOMBET E BASHKUARA (SHBA) – Këshilli i Sigurimit të OKB-së diskuton për situatën humanitare në Siri.

JERUSALEM – Ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian pritet nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, më pas nga presidenti palestinez, Mahmoud Abbas në Jeruzalem dhe Ramallah./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.