Ballina Kryesore

Punësim dhe jo vite të humbura në ndihmë ekonomike

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155683011176523/

TIRANË, 26 Mars/ATSH/.- Pas 10 vitesh trajtimi me ndihmë ekonomike, Arjana Murrja nga Fushë Kruja u punësua falë Zyrave të Punës.

Kryeministri Edi Rama, përmes rrjetit social “Facebook” solli shembullin e saj për të vërtetuar edhe njëherë faktin se “ndihma ekonomike nuk është zgjidhje, por alternativë mbetet punësimi”.

“Mirëmëngjes dhe me buzëqeshjen prekëse të Arjanës, një nënë e re që filloi punën pas 10 vjetësh të humbura në ndihmë ekonomike, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Arjana Murrja nga Fushë Kruja merrte ndihmën ekonomike në masën 67 mijë lekë.

“Për 10 vjet unë kam marrë ndihmë ekonomike 67 mijë lekë në familje me 5 persona. Shkova te Zyra e Punës. Më thanë ke variant pune, pse nuk hyn në punë. Më sollën te Shoe&Shoe Balance. Erdha këtu ka një muaj. Pagesa ime është 260 mijë lekë dhe jam e siguruar. Për së mbari, të punosh e të jetosh”, shprehet Arjana./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë-Shkrin dëbora e pranverës, këtë javë rritje temperaturash
Artikulli tjetërEGJIPT – Fillojnë zgjedhjet presidenciale, pritet rikonfirmimi i Sissit