TIRANË, 25 Mars/ATSH/.- Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, shpreh vendosmërinë për të ecur përpara, për të ndëshkuar me forcën e ligjit krimin e organizuar dhe korrupsionin, si dhe sekuestrimin e pasurive të tyre të paligjshme.
Pas përfundimit të vizitës në Shtetet e Bashkuara së bashku me ekipin e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, Xhafaj thekson se”do të punojmë hap pas hapi për rezultate konkrete, në zbatim të ligjit dhe në shërbim të qytetarëve.
“Të inkurajuar nga vlerësimet tejet pozitive për çfarë jemi duke bërë, bashkëpunimin e ofruar dhe besimin e dhënë për të vazhduar së bashku në këtë rrugë. Mirënjohje miqve e partnerëve tanë amerikane për mbështetjen e veçantë!”, shkruan Xhafa në Twitter.
Ministri shprehet se “në 3 ditë, axhendë e ngjeshur takimesh në Kongres, DASH, Departamentin e Drejtësisë, FBI, DEA etj patëm bisedime pune rezultative. Faleminderit të gjithëve për mikpritjen e veçantë që na rezervuan”./k.s/ /a.g/













