Ballina Bota

BRUKSEL – Macron në Berlin për reforminin e eurozonës

BRUKSEL, 23 mars /ATSH-DPA/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron synon të shkojë në Berlin javën që vjen për të zhvilluar bisedime me kancelaren gjermane, Angela Merkel në lidhje me reformimin e eurozonës.

Macron njoftoi këtë udhëtim të planifikuar sot pas një samiti të BE-së në Bruksel.

Ai deklaroi se do të zhvillohet një udhërrëfyes i përbashkët mes Prillit dhe Majit para se të zhvillohen bisedime të mëtjeshme në një tjetër samit të BE-së në qershor.

Macron tha se qëllimi i reformave do të jetë që vendet e eurozonës të afrohen më shumë ekonomikisht dhe të arrijnë të shmangin krizat./G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSPORT- Dibala dhe Icardi, rrezikojnë prezencën në Botërorin Rusi 2018
Artikulli tjetërBulizmi dhe dhuna, MAS vijon trajnimin e mësuesve dhe prindërve