Ballina Aktualitet

Basha në Shkodër, apel për shpalljen e gjendjes së emergjencës

TIRANË, 23 Mars/ATSH/.- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri apel sot qeverisë që të shpall menjëherë gjendjen e emergjencës.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me emergjencat në Bashkinë e Shkodrës.

“Mosshpallja e emergjencës është përgjegjësi ligjore dhe penale dhe çdo pasojë në jetët dhe shëndetin e banorëve të bashkisë së Shkodrës dhe bashkisë së Vaut të Dejës, çdo pasojë negative, është pasojë e mosveprimit, pra është vepër penale dhe kriminale”, tha Basha.

Ndihmat e ardhura nga qeveria, sipas Bashës, janë krejtësisht të pamjaftueshme dhe puna e bërë deri tani është nga bashkia e Shkodrës, e cila nuk është e përgatitur për ta përballuar këtë gjendje emergjence. Kjo është edhe arsyeja kryesore, tha Basha, që insistohet për shpalljen e gjendjes së emergjencës.

“Ju falënderoj që me punën tuaj të jashtëzakonshme keni qëndruar në krye të detyrës këto 18 ditë; falënderoj edhe Forcat e Armatosura. Unë e njoh problemin e Shkodrës dhe askush nuk mund të më thotë se kjo është vepër Zotit por përgjegjësi e drejtpërdrejtë e njeriut , KESH është përgjegjësi për përmbytjen e Shkodrës me shkarkimet nga kaskada”, shtoi ai./m.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjonaj: Rezultatet e Vetingut, tregues pozitiv për çeljen e negociatave
Artikulli tjetërMAQEDONI – Athina dhe Shkupi kërkojnë një kompromis për çështjen e emrit