Ballina Ekonomi

Tatimet, aksion për numrin e punësuarve

TIRANE, 22 Mars /ATSH/- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, (DPT)  do të nisë verifikimin e numrit të punonjësve në sektorin e ndërtimit.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton se ka zhvilluar mbledhjen e “Komitetit Operacional” nr.11 për “Miratimin e Planit Operacional për periudhën Prill – Maj 2018”, të Drejtorisë së Hetimit Tatimor. Ky plan është hartuar në funksion të parandalimit, zbulimit dhe ndëshkimit të evazionit fiskal dhe paligjshmërisë në fushën e tatimeve.

Zbatimi i tij do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit, duke pasur si objekt kryesor; arkëtimin e borxheve të krijuara, tatimpaguesit aktive që kalojnë në status pasiv, si pasojë e ndryshimit të përgjegjësisë tatimore si dhe verifikimin e subjekteve për lëshimin e kuponit tatimor në vlerën reale të produktit/shërbimit krahasuar me listën e afishuar të çmimeve.

Gjithashtu në fokus të punës së Drejtorisë së Hetimit Tatimor për këtë periudhë  do të jenë edhe subjektet që janë të angazhuara në realizimin e punëve publike. e.xh/ /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBorisov: Pasoja serioze nëse BP-së nuk i hapim tani rrugën drejt BE-së
Artikulli tjetërHaradinaj vlerëson punën e Komisionit për shënimin e kufirit shtetëror