PRISHTINË, 22 Mars/ATSH/.- Reshjet e dëborës janë rikthyer në Kosovë dhe sot kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa pjesë të vendit.
Probleme janë shfaqur në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Eqrem Qabej”. Në 24 orët e fundit dëbora nuk ka ndaluar në të gjitha rajonet e Kosovës, ku në disa rrugë në territorin e komunës së Malishevës ka patur probleme në qarkullim.
Sipas drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina, ekipet janë në terren, por rënia e vazhdueshme e borës, është duke shkaktuar probleme, përfshi edhe ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave.
Gjatë ditëve në vazhdim temperaturat minimale do të lëvizin nga -2C deri -4C , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin në mes 12C deri 14C celsius. Do të fryj erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-4m/s.
Sipas institutit Hidrometeorologjik , të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me pak intervale kohore me diell./KosovaPress/k.s/























