Ballina Kosova

Këtë vit lëvizim pa viza në BE

PRISHTINË, 22 Mars/ATSH/- Ratifikimi i marrëveshjes për shënimin e kufirit shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi, i ka hapur rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Kështu ka thënë të enjten Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, e cila në një konferencë për media është shprehur optimiste se plotësimi i këtij kriteri që ka qenë kyç për këtë proces, do të bëjë që këtë vit qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Ministrja Hoxha theksoi se tashmë gjithçka është në dorën e Bashkimit Europian, pasi institucionet e Kosovës kanë kryer detyrat e veta.

Sipas saj, pas përfundimit të ratifikimit të demarkacionit, edhe kriteri tjetër, ai për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, është plotësuar kënaqshëm.

“Ne jemi shumë optimist që në kuadër të këtyre procedurave që përmenda dhe duke marrë parasysh procedurat që kanë marrë përafërsisht të njëjtën kohë me vendet tjera që kanë kaluar nëpër këtë proces, qytetarët e Kosovës do të lëvizin të lirë brenda vitit 2018”, tha Hoxha.

/KosovaPress//m.m//e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGREQI – Pavlopulos: Rishikim i Kushtetutës dhe eleminimi i irredentizmit kusht për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO
Artikulli tjetërPërmbytjet, transportohen drejt spitalit të Shkodrës 3 pacientë me dializë