Ballina Bota

GJERMANI – ”No comment” për bisedën Merkel-Erdogan për ushtarakët grekë

BERLIN, 22 mars /ATSH-ANA-MPA/ – Qeveria gjermane refuzoi të komentojë mbi njoftimet, sipas të cilave kancelarja gjermane, Angela Merkel kishte diskutuar me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan mbi ndalimin e dy ushtarakëve grekë nga ana e autoriteteve turke, pranë kufirit mes dy vendeve.

“Parimisht, qeveria gjermane nuk jep informacion mbi përmbajtjen e bisedimeve konfidenciale të kancelares”, deklaroi një zëdhënës për agjencinë greke të lajmeve, ANA-MPA.

Zëdhënësi iu referua një deklarate të zëdhënësit të qeverisë gjermane, Steffen Seibert, i cili, duke iu përgjigjur një pyetjeje të ANA-MPA mbi përshkallëzimin e tensionit mes Greqisë dhe Turqisë, tha se Gjemania ishte e interesuar që të kishte sa më pak tension të ishte e mundur.

Ai shtoi se në të kaluarën, bisedimet direkte mes dy vendeve kishin arritur të zgjidhnin problemete shfaqura.

Ndërkohë, gazeta gjermane ”Handelsblatt” njoftoi se Merkel po përpiqej të ndërmjetësonte në problemin e fundit mes dy vendeve./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMAQEDONI – Propozimi grek për emrin në qendër të vizitës së Kotzias
Artikulli tjetërNJU JORK – Vuçiç: Për Perëndimin çështja e Kosovës është e mbyllur